Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata e Apelit e liron nga burgu Sasho Mijallkovin me garanci prej 11 milionë eurove

Shkup, 22 dhjetor – Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov mësohet të ketë ofruar garanci financiare prej mbi 11 milionë euro për të ulur masën e kujdesit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, shkruan Alsat.

Pavarësisht ankesës së Prokurorisë, Mijallkov do të dalë nga paraburgimi, konfirmojnë burime gjyqësore për Zhurnal.

Gjykata e Apelit ka vendosur që Sasho Mijallkovin ta obligojë me paraqitje, e kjo nënkupton që Mijallkov nuk do të qëndrojë as në arrest shtëpiak.Ai do të ketë vtëm obligim për paraqitje një herë brenda javës.

Mijalkov është në paraburgim në Burgun e Shkupit që nga 26 shkurti. Ai u dënua me 12 vite burg për çështjen “Target – Kala” për përgjime të paligjshme dhe me 8 vite burg për çështjen “Thesari. “Titanik 2” dhe “Tortura” janë në gjyq, i cili është në prag të vendimit. Më 12 maj të këtij viti, prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin “Parcelat në Vodno”, ku në mesin e të dyshuarve është edhe Mijalkov.

Related posts

Dimitar Kovaçevski do të kandidohet për kryetar të LSDM-së

Redaksia

Oliver Spasovski jep dorëheqje, nuk është më nënkryetar i LSDM-së

Z.H

Analizë/ Cila është skema e Mickovskit për të formuar Qeveri pa shqiptarët?

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More