Agjencia Zhurnal.mk.

Gjurovski: Maqedonia nuk guxon të mos jetë pjesë e qasjes humane ndaj popullit afgan

Shkup, 19 gusht – Për përshëndetje është qasja e shpejtë dhe në kohë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në vendosjen, koordinimin dhe tërheqjen e shtetasve të Maqedonisë të cilët u gjetën nga Afganistani, thotë për MIA-n profesori Marjan Gjurovski nga Fakulteti për Siguri Shkup dhe doktor i shkencave të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ka pasur raste nga shtetet tjera, potencon ai, kur shtetasit tanë janë gjetur në kërcënim të sigurisë ose me shpalljen e pandemisë, me muaj për shkak të mosazhurnimit të mos mundemi t’i kthejmë në vend.

Ministri Bujar Osmani me ekipin e tij në MPJ, theksoi profesori Gjurovski, ka manifestuar përgjigje funksionale në situata urgjente dhe menaxhment të krizës të diplomacisë së Maqedonisë.

I pyetur nëse ekziston rrezik nga kriza e re migruse dhe rrezikimi eventual i gjendjes së sigurisë të shtetit tonë në lidhje me gjendjen më të re në Afganistan dhe vendimin qeveritar në mënyrë humanitare të veprojë dhe të pranojë 450 qytetarë nga ky shtet, Gjurkovski përkujtoi se Qeveria në kufirin verior ka shpallur gjendje krize dhe për sigurimin e saj është angazhuar Armata.

Shteti ynë është anëtare e NATO-s, thekson, edhe ne si pjesë e Partneritetit për paqe ishim pjesë e misionit në Afganistan në bazë të aktivizimit të nenit 5 nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Kur bëhet fjalë për siguri ndërkombëtare, qëndrimi i Gjurovskit është se interesi i partnerëve tanë strategjik dhe me atë mbrojtja edhe e sigurisë kombëtare, nuk ka hapësirë për kalkulime politike dhe marrje të pikëve ditore-politike.

Mes tjerash vlerëson se pa dallim si është rregulla në Afganistan, kjo me siguri do të prodhojë valë migrantësh në të ardhmen.

Leksionet shkencore, nënvizon Gjurovski, kërkojnë ndryshime të cilat besoj se do të jenë pjesë e konceptit NATO 2030. Kjo edhe tek ne do ta hapë çështjen për ndryshime eventuale në forcat e deklaruara për pjesëmarrje në misionet nga aspekti për nevojë urgjente nga armatimi i plotë dhe pajisja, si dhe për definim të misioneve dhe detyrave të parashtruara, sipas konceptit të ri të NATO-s.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy