Agjencia Zhurnal.mk.

Gjuriq e quan “dashnore” të Albin Kurtit eurodeputeten Von Kramon, ajo ia mbyll gojën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, i është kthyer ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën, në Beograd, Petar etkovic, duke ia bërë të qartë se ajo kërkon mbrojtjen e komunitetit serb atje. Petkovic ishte shprehur se  nëse von Cramon, do të kujdesej për serbët “ajo do të dënonte 110 sulme të motivuara etnikisht”.

 

Eurodeputetja nuk e la pa përgjigje. “Unë dua që serbët e Kosovës, në jug dhe veri të Ibrit, të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur. Për të shmangur një rast tjetër si të Oliver Ivanovicit, i cili mbetet i pazgjidhur për shkak të mungesës së sundimit të ligjit ose një ‘dite të mjegullt’ në veri“, është shprehur ajo.

Von Cramon i doli që në fillim në mbrojtje aksionit policor kundër kontrabandës, i cili shkaktoi indinjatën e serbëve në Mitrovicën veriore. Kjo dhe deklarata e saj një ditë më pare se KFOR-i është informuar për aksionin e policisë në veri të Kosovës më 13 tetor dhe se ishte e qartë “se kjo padyshim ka qenë e nevojshme”, nuk i kanë pëlqyer Petkovicit.

Ajo reagoi edhe ndaj ambasadorit të Serbisë në SHBA Marko Gjuric i cili e quajti “mikeshë të Kurtit”. Von Cramon tha se i injoron të tilla akuza të rreme të cilat i cilësoi qesharake e tha se serbët nuk e kuptojnë as BE-në dhe as Parlamentin Europian. /gazeta shqip

Related posts

ShSKUK: 719 pacientë në trajtim nga COVID-19, 67 më pak se të mërkurën

D V

Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim për njohjen e Kosovës

D V

Pacolli: Kam frikë se asociacioni do të firmoset siç ka kërkuar Serbia, Kurtit i mungon transparenca

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More