Agjencia Zhurnal.mk.

Gjurçinovski – Lazareviq: Të përkushtuar për forcimin e sigurisë në rajon

Shkup, 20 shtator – Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, sot ka mbajtur takim me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës të Malit të Zi, gjeneralin e  brigadës Zoran Lazareviq, në të cilin konfirmuan  angazhimin e të dy armatave për forcimin e sigurisë në rajon.

 

“Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjeneralët Gjurçinovski dhe Lazareviq diskutuan për disa çështje, ndër të cilat: pasurimin e bashkëpunimit ekzistues dypalësh ushtarak në fushën e trajnimit dhe edukimit ushtarak, si dhe për mundësitë për forma të reja të bashkëpunimit përmes trajnimeve të përbashkëta dhe shfrytëzimit të  kapaciteteve”, informojnë nga  Shtabi i Përgjithshëm i Armatës.

Gjeneralët Gjurçinovski dhe Lazareviq, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer ushtarak bilateral të deritanishëm, konfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar angazhimin në përmirësimin e sigurisë në rajon duke forcuar aftësitë e tyre mbrojtëse dhe parandaluese.

Gjenerali Gjurçinovski theksoi se është veçanërisht i kënaqur që nga viti 2010 në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski” në vazhdimësi shkollohen kadet malazezë, të cilët njohuritë e fituara po i zbatojnë me sukses në karrierën e tyre në ushtrinë e Malit të Zi.

Related posts

Ditët e mjaltit në Shkup

Z.H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 122-të

Z.H

Visar Ganiu: Cep më cep të Çairit dhe krejt çka po hasim është mbështetja pa rezervë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More