Agjencia Zhurnal.mk.

Gjoshi: Nëse dikush është i interesuar të hyjë në garë për kryetar të PDK-së mund të paraqes edhe sot nënshkrimet në Konventë

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se ende mund të paraqitet ndonjë kundër kandidat i Memli Krasniqit për kryetar të PDK-së.

Sipas tij, Konventa është organi më i lartë i partisë që mund edhe të ndryshojë rregullat, prandaj nëse ka të interesuar, mund të paraqiten për të garuar edhe sot.

“Ne që nga fillimi kemi inkurajuar garën. Konventa është organi më i lartë i partisë edhe mund të ndryshojë  edhe rregullat edhe nëse ka ndonjë rast të interesuar ka të drejtë të pyes edhe t’i prezantojë nënshkrimet para kryesisë së punës edhe kryesia e punës e pyet konventën dhe pastaj të shoh”

Ai shtoi se, “Kryetari i partisë zgjedhet ai që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme”. 

Related posts

Britania stërvvit FSK-në, paniku kaplon Beogradin

I Z

Stano për shpërthimin në veri: Jemi të shqetësuar që nuk ka de-përshkallëzim të tensioneve

D V

Në cilat vende Kosova eksporton më së shumti, e nga kush importojmë?

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!