Agjencia Zhurnal.mk.

Gjorçev: Nuk është reale që të pritet marrëveshje me Sofjen në dhjetor

Shkup, 8 dhjetor – Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev thotë se nuk janë reale pritjet që të arrihet marrëveshje me qeverinë e re politike të fqinjit tonë lindor, madje edhe nëse ajo formohet gjatë ditëve në vijim. Shpresë se mund të arrihet marrëveshje deri më 14 dhjetor, këto ditë shprehu ministri i jashtëm Bujar Osmani, por sipas Gjorçevit kjo nuk mund të pritet as në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

 

“Gjithë janar, ndoshta edhe gjysma e parë e vitit do të jetë, do të them, test në raport me qëndrimet e reja të Qeverisë së re politike bullgare. Parimet e barazisë, reciprociteti dhe respektimit të ndërsjellë dhe besimit, janë parime të pamohueshme në të drejtën ndërkombëtare dhe nëse mbështetemi në to, atëherë vështirë do të arrihet marrëveshje për shkak se njëra palë në marrëveshje vendos raporte paternaliste, përkatësisht në ndonjë mënyrë kushtëzon me pranimin e disa kërkesave të caktuara.”, tha Marjan Gjorçev, ish ambasador në Bullgari.

Nëse duam të arrijmë ndonjë zgjidhje, sipas Gjorçevit, duhet të dilet jashtë qorrsokakut në të cilin hyri Komisioni historik, që sipas deklaratës së djeshme të bashkëkryetarit të palës bullgare Angell Dimitrov, edhe më tutje mbetet në qëndrimin duke e mohuar ekzistencën e popullit maqedonas. Maqedonia shpresat i ka te kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov, si personalitet pragmatik, i cili do që të shohë përpara edhe pse duhet të merren parasysh edhe partnerët e koalicionit të cilët nuk do të heqin dorë nga pretendimet nacionale.

“Nëse përkushtohemi, siç tha z. Petkov, mandatari i ri i Qeverisë bullgare, se do të shkojë në grupet e punës që janë ndërdisiplinore, do të shikojnë dialogun mes dy shteteve, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ka shpresë. D.m.th. ajo qasja ndërdisiplinore ku historia mund të vendoset në kontekst tjetër, ku do të shihet vetëm dimensioni shkencor i dy historiografive pa presion politik, atëherë mund të arrihet ndonjë rezultat.”, theksoi Marjan Gjorçev, ish ambasador në Bullgari.

Teksti i gazetës prestigjioze gjermane “Frankfurter allgemajne cajtung”, sipas së cilës Bullgaria kërkon që të falsifikohet historia, goditi fuqishëm Sofjen zyrtare. Shkrimi doli në prag të mbajtjes së Këshillit të BE kur pritet që pala bullgare ta heq veton. Po sa do të kenë ndikim aleatët evropian por edhe mbështetja e SHBA-ve e treguar në vizitën e diplomatit të lartë amerikan, Gabriel Eskobar, në vendimin e Bullgarisë?

“Roli i SHBA-ve para se gjithash në sferën e sigurisë për kontinentin Evropian është shumë i rëndësishëm dhe mendoj se do të ndihmojë në ndonjë mënyrë në zhbllokimin e këtij procesi. Gjithashtu edhe BE duhet të ruaj vlerat e saja parimore për zhvillimin e procesit negociues dhe të refuzojë gjithçka që është jashtë vlerave evropiane. Dialogu për vazhdimësinë historike, dialogu mes shteteve që janë etabluar që moti në Evropë me atributet e tyre shtetërore – popullin dhe gjuhën, është i pamundur, kështu që Evropa duhet të respektojë vetëm standardet e veta”, pohoi Marjan Gjorçev, ish ambasador në Bullgari.

Këshilli i BE-së ku do të bëhet e ditur nëse Bullgaria do të heq veton, do të mbahet më 14 dhjetor. Deri më atëherë Maqedonia dhe Bullgaria duhet të arrijnë marrëveshje për çështjet e hapura pasi që paralajmërohet se ditët e ardhshme do të formohet Qeveria e re politike në Bullgari./tv21

Related posts

Takimi koordinues i Nuredinit dhe Pendarovskit për Samitin e Klimës në Gllasgou

D V

Antikorrupsioni kërkon padi penale kundër ish ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili

Z H

Zgjedhjet lokale shtetit do t’i kushtojnë 11 milion euro

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More