Agjencia Zhurnal.mk.

Gjorçev: Në kohën e OBRM-PDUKM nxënësit kishin libra dhe kompjuterë, tani s’kanë as libra e as dëftesa

Shkup, 15 maj – Vlladimir Gjorçev nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në intervistën e tij për “Lider” foli për situatën në shtet duke theksuar se kjo qeveri është e paaftë.

“Për momentin në Maqedoni kemi temën me Bechtel & Enka dhe temën për ndryshime kushtetuese dhe në këto tema, pushteti po humb dhe këtë nuk po e fshehin as ata. Problemi që po na ndodh neve është se janë edhe 10 tema të tjera që neve na ikin, por që janë katastrofale për Maqedoninë, duke nisur nga inflacioni, i cili është më i madhi në rajon dhe dyfish më shumë se vendet e BE-së, nuk kemi investime, përfundon viti dhe nxënësit nuk kanë as libra”, kemi emgigrim masiv”, tha Gjorçev.

Ai tha se në kohën e partisë së tij në pushtet, nxënësit kanë pasur libra dhe kompjuter dhe çdo dy javë po hapej një sallë sportive, ndërsa tani fëmijët nuk kanë as libra, madje as dëftesa.

Sipas tij, për shkak të këtyre politikave të dështuara, këtë qeveri askush nuk e mbron.

Related posts

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

Xh M

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy