Agjencia Zhurnal.mk.

Gjon’s Tears tregon se ka një lidhje të veçantë me Kosovën, pëlqen më shumë ushqimet tradicionale shqiptare

Gjon Muharremaj, artisti nga Kosova në vitin e kaluar bëri bujë të madhe me pjesëmarrjen në “Eurovision”.

 

Ai përfaqësoi shtetin zviceran, ndërsa zuri vendin e tretë në garën më të madhe të muzikës në botë.

Ndonëse ka lindur dhe është rritur në Zvicër, Gjon’s Tears në një intervistë për Telegrafin tregoi lidhjen e ngushtë që ka me Kosovën.

“Mua më pëlqejnë njerëzit në Kosovë që janë shumë të dashur dhe me zemër të madhe dhe çfarë më pëlqen më shumë do të thoja për të qeshur ‘pitja apo flija’ dhe pogaçja ka plot gjëra që më pëlqejnë sidomos këto që hahen, ushqimi dhe çfarë do të ndërroja, se di, jam shumë i emocionuar që Kosova po ndryshon dalë ngadalë dhe që po zhvillohet, është një gjë e bukur ta shikoj këtë dhe ishalla zhvillohet sa më shpejt por për gjithë këto vitet e vogla kur është bërë shtet deri tani ka bërë shumë”, u shpreh Muharremaj.

“Kështu që shumë e bukur por sërish ka akoma shumë punë për të bërë dhe ishalla do bëhet puna mirë dhe sa më shpejt”, vazhdon ai.

Në vitin 2022, Gjoni do të sjellë albumin e ri dhe të parin në karrierë.

Related posts

“Një natë e bukur në Washington”, Dukagjin Lipa sjell imazhe të reja përkrah Duas gjatë pjesëmarrjes në Këshillin Atlantik

D V

Vdes në moshën 22-vjeçare ylli i TikTok-ut dhe komediani, Huey Haha

D V

Kourtney dhe Kylie janë gati për Halloween: Shihni detajet brenda shtëpive të tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More