Agjencia Zhurnal.mk.

Gjobiten 100 shoferë “shumahera”

Shkup, 6 tetor – “Njëqind shoferë janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në aksionin e zbatuar të intensifikuar të kontrollit në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

 

Prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht, MPB-ja bën të ditur se 38 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 70 jashtë vendeve të banuara.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related posts

Një automjet është përmbysur në qendër të Tetovës, lëndohet 22 vjeçari

Redaksia

U vendos të mos i afrohet ish bashkëshortes, ai e rrëmbeu në parkingun e Gjykatës

Xh M

209 shoferë të sanksionuar në Shkup

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More