Agjencia Zhurnal.mk.

Gjithsej janë aplikuar 1.590.219 doza të vaksinave, rivaksinohen 46 për qind e qytetarëve të moshës madhore

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA)  – Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 6.830 doza të vaksinave, prej të  cilave 638 si dozë e parë, 1.472 janë rivaksinuar, ndërsa 4.720 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 22 tetor gjithsej janë vaksinuar 801.326 qytetarë, janë rivaksinuar 769.356 ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 10.386 qytetarë.

 

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, 57 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës prej 18 deri 39 vjeç e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinimin me njërën dozë të vaksinës, tek popullata e moshës madhore është 57 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e të gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet i ka marrë dy doza të vaksinës.

Related posts

Xhaferi zyrtarisht e pranoi Raportin e KE-së për progresin e vendit

Z H

Zjarrfikësit intervenuan në zjarrin pyjor para Gajres

D V

Analistët në Maqedoni: Koalicionet parazgjedhore, pazar për vota

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More