Agjencia Zhurnal.mk.

Gjithsej 67 sanksione për autobusët që transportojnë nxënës

Shkup, 19 Nëntor – MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpi në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, ndërsa janë konstatuar dy vepra penale për drejtim mjeti pa leje nga neni 284-a i Kodit Penal dhe 65 kundërvajtje rrugore.

 

Tetë prej tyre kanë qenë për drejtim mjeti pa patentë shofer, një për mosvendosje të rripit… dhe 18 automjete janë dërguar për kontroll  teknik.

-Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB-ja.

Related posts

Drejtori i Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut nga SHBA Dejvid Fillips e vizitoi Universitetin e Tetovës

D V

Paralajmërohen procedura më të thjeshtëzuara për instalimin e centraleve fotovoltaike

Z.H

Pa rrymë nesër disa fshatra në Saraj

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More