Shkup, 28 nëntor – Janë regjistruar 333 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej 2.547 testime, 19 viktima si dhe 309 pacientë të shëruar, informon Ministria e Shëndetësisë, konform të dhënave të ISHP-së për 24 orët e fundit.
Numri më i madh i rasteve pozitive janë regjistruar në Shkup- 152, pas çka pasojnë Manastiri – 33, Ohër – 20, Kavadar dhe Strumicë – nga 16…
Nga viktimat gjashtë persona janë nga Shkupi (52, 66, 78, 79, 88 dhe 91 vj.), pesë nga Manastiri (59, 69, 79, 80 dhe 86), dy nga Velesi (38 dhe 72) dhe nga një janë nga Shtipi (71), Probishtipi (89), Kavadari (32), Koçani (66), Gjevgjelia (58) dhe Makedonska Kamenica (65). Të gjithë personat e raportuar kanë vdekur në kushte spitalore.
Ndërkohë, deri tani në vend janë kryer gjithsej 1.467.751 teste të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 215.009, numri i të shëruarve 199.064, numri i viktimave 7.547, derisa numri i rasteve aktive është 8.398.
Sipas analizave epidemiologjike për momentin, nëpër qytete raste aktive me Kovid-19 më së shumti ka në Shkup-3941, pason Manastiri 668, Prilepi 425, Velesi 340 dhe Kavadari 306.