Agjencia Zhurnal.mk.

Gjithmonë ka tërhequr vëmendjen, e fshehta e kurorës së princesh Dianës

Kur bëhet fjalë për modën mbretërore, zgjedhja e aksesorëve nuk është kurrë e rastësishme. Çantat, vathët dhe gjerdanët jo vetëm që përputhen me veshjet e familjes mbretërore, por ato shpesh janë të me shumë rëndësi. Nga Princesha Diana e cila mbante një gjerdan në kokë e deri te Princesha Beatrice e cila u dërgoi një mesazh adoleshentëve me çantën e saj , bota e aksesorëve mbretërorë është plot me kuptime të fshehura.

 

Kurora që mbajti Princeshë Diana gjatë ceremonisë martesore nuk ishte një dhuratë nga familja mbretërore, por në fakt ishte trashëgimia e saj familjare. Ajo mbante diamante që i përkisnin familjes Spencer për gati një shekull dhe ishte bërë nga disa bizhuteri që ranë në duart e familjes së Dianës në periudha të ndryshme të historisë.

Pas ceremonisë martesore, Diana vendosi kurorën Spencer në disa raste, dhe pas vdekjes së saj në 1997, ajo iu kthye familjes së Dianës, ku mbetet edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2018, mbesa e Dianës, Celia McCorquodale, vuri këtë kurore Spencer në ceremoninë e saj të dasmës. Princesha Diana ishte një rebele e vërtetë kur bëhej fjalë për modën, dhe shumë nga zgjedhjet e saj të veshjeve ishin të guximshme për një princeshë. Ajo sot konsiderohet si një ikonë e modës.

Related posts

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck të pandashëm, shkëlqejnë në premierën e filmit të fundit të aktorit “The Last Duel”

D V

Mbretëresha ka vendosur të ndjekë ligjërisht çdo sulm të Harry dhe Meghan

Redaksia

DJ PM i propozon Sarës në Big Brother VIP – dyshja improvizojnë me të qeshura një moment romantik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More