Agjencia Zhurnal.mk.

Gjithçka gati per Mega spektaklin e boksit profesionist ne Pejë

Më 7 gusht 2021 në Pejë – Kosovë do të zhvillohet spektakli i dytë i boksit profesionist nën organizim të “Gjocaj Promotion” dhe “Arenaring box Management Promotion” si dhe mbështetje teknike te Federatës Profesionale te boksit kosovar si dhe klubit te boksit “Peja”.

Në ringun pejan  do të ngjiten emra të njohur të boksit, e sidomos atij shqiptar ku ndër ta Kamer Maloku, Edmond Zefi, Bernard Jakaj, Dardan Avdylaj,  Shkelqim Ademaj,  Aleksander Kallashi, Alaudin Hasani, Elbasan Hajzeraj, Drilon Sylkaj, Kushtrim Veseli, Rinor Berisha e tjere.

 Qëllimi i këtij projekti është organizimi i një spektakli sportiv që nuk ka pasur deri më tani asnjëherë në Kosovë. Poashtu është paraparë të ketë edhe një program të pasur artistiko – kulturor ku do paraqiten para publikut edhe disa këngëtar dhe artist të njohur shqiptar, nder ta Legjenda e filarmonisë shqiptare, Rifat Berisha.

Në këtë aktivitet do të ketë sportist pjesëmarrës nga e gjithë bota pasi do të zhvillohen edhe dy ndeshje për titull,  Ku Kamer Maloku do ndeshet për UBO Titel të botës ne peshën Super Middle, kurse Edmond Zefi do te luftoj për titullin e botës UBO për te rinj ne peshën Welter

Organizator të gales do te jenë promotorët shqiptar Muharem Gjocaj dhe  Avdyl Salihu.

Të njëjtit njihen edhe si menaxher te njohur e te suksesshëm duke pasur kështu ne radhët e tyre edhe boksier te njohur shqiptar. Qëllimi i tyre është që në të ardhmen edhe shteti i Kosovës të njihet nga bota si vendi i cili di të organizoj gala mbrëmje të mëdha të boksit profesionist dhe nëpërmjet aktiviteteve te tilla të jemi ambasador të denjët të vendit tonë.

Related posts

Kualifikimi historik i Gjeorgjisë – ata festuan me stil kalimin në Euro 2024

D V

E ardhmja e pasigurt e Dybalas, mes rinovimit të kontratës dhe ofertave nga klubet arabe

D V

PSG është gati të ofrojë 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy