Agjencia Zhurnal.mk.

Gjithçka është gati për Natën e Buzmit para kishës katedrale në Shkup

Shkup, 26 dhjetor – Në kuadër të festës së sivjetshme të Buzmit, sot në Govrlevska Krastë, në shpatet jugore të Malit Vodno, u mbajt takimi tradicional i banorëve të Shkupit me kumbarin e Buzmit për vitin 2022, me prerje simbolike të degëve të dushkut.

 

Në festën e organizuar për herë të 30-të nga Bordi i Shoqatës qytetare për festën tradicionale të Buzmit në Shkup, prerja simbolike e degës së dushkut për herë të parë u bë nga kumbarët e sivjetmë – Dragan Spasov Dac dhe Aleksandar Mitevski dhe Zhivko Popovski Cvetin. Të pranishëm ishin edhe kumbari i vitit të kaluar – Nikolla Panovski dhe Miodrag Vrçakovski, kryetarë të komunave të Shkupit, Qendrës dhe Sopishtes, si dhe ish kumbarë.

“Sot vazhdon një traditë ku duhet të urojmë shëndet të mirë, jetëgjatësi, por edhe shumë lumturi dhe një jetë më të mirë për të gjithë ne. Besoj se duke vazhduar këtë traditë do të mund t’i kalojmë këto festa në frymën e jetëgjatësisë së shëndetit të mirë”, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Kumbarët e sivjetmë Dragan Spasov Dac dhe Aleksandar Mitevski ndanë urimet e tyre për shëndet, lumturi dhe jetëgjatësi.

Pas prerjes së degëve të dushkut, ka pasur tubim me këngë dhe valle në ambientin e bukur të jashtëm në shpatet e Malit Vodno.

Në fillim të këtij viti, për shkak të pandemisë së Kovid-19, festa tradicionale e Buzmit u mbajt në përputhje me protokollet e atëhershme të vlefshme dhe masat mbrojtëse kundër virusit së Kovid-19, për shkak të së cilës mungonte masiviteti i kësaj ngjarje.

Dega e dushkut simbolizon shëndetin, lumturinë dhe festën e jetës. Tradicionalisht përdoret për të dekoruar shtëpitë në prag të Kërshndellave – lindja e Krishtit. 

Related posts

Zaev: Shanset për heqje të bllokadës bullgare do të rriten pas zgjedhjeve në të dy vendet

Z H

Kovaçevski – Koja: Është i madh kontributi i OSBE-së në procesin e reformave dhe demokratizimit në shoqërinë maqedonase

Z H

Lajm i mirë: Në Zvicër mund të udhëtoni me vaksinë kineze, ja edhe vendet tjera!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More