Skuadra e Munishit është rikthyer në shtëpi pas qëndrimit dhjetë ditor në Mavrovë, shkruan Gazeta Olle.
“Skuadra mbylli një cikël të rëndësishëm të përgatitjeve, duke inkorporuar në lojë edhe ardhjet e reja të afatit kalimtar të verës”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.
Kuqebardhët zhvilluan një ndeshje miqësore të vetme gjatë qëndrimit në Mavrovë, atë ndaj Renovës të cilën e humbën me rezultat 2-1.
Gjilani gjithashtu njofton se në miqësoren ndaj Renovës ka pësuar frakturë në dorë, futbollisti Oltion Rapa.
“Oltion Rapa pësoi frakturë në dorën e djathtë dhe tashmë ndodhet në fazën e rehabilitimit. Gjendja e futbollistit është e mirë dhe stabile, ndërkohë që pritet t’u nënshtrohet edhe kontrolleve të tjera mjekësore për të mësuar më shumë rreth rikthimit të tij në fushën e lojës”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
/Gazeta Olle/