FC Kek-u dhe KF Malisheva janë skuadrat me të cilat skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të zhvillojë miqësore.
Ndeshja ndaj Kek-ut do të zhvillohet më 3 gusht në Obiliq, derisa më 5 gusht do të luajë edhe ndaj Malishevës në stadiumin “Agim Ramadani”.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00.