Agjencia Zhurnal.mk.

Gjilani kërkon pikët në tavolinë ndaj Dukagjinit, kjo është arsyeja!

‘Zëri.info’ mëson me burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovë se klubi gjilanas është ankuar në lidhje me heqjen e kartonit të kuq për futbollistin Ahmed Januzi dhe inkuadrimin në ndeshjen e së shtunës së kaluar (30 tetor) të cilin e sheh si të parregullt.

Gjilanasit kanë dhënë një varg argumentesh ligjore për ta marrë këtë ndeshje në tavolinë, teksa kanë kërkuar regjistrimin me rezultat zyrtar 3:0.

Ankesa e ‘kuqebardhëve’ është bërë ditën e hënë, ndërkohë që ende nuk kanë marrë përgjigjje nga Komisioni i Apelit të cilit i janë drejtuar për ankesë, teksa besojnë se ndeshjen do ta fitojnë sigurtë, pasi që ky organ, i cili është kompetent për faljen e dënimit, apo rritjen e tij nuk ka lëshuar asnjë vendim.

Mësohet se Apeli nuk ka lëshuar asnjë vendim për heqjen e kartonit të kuq të Ahmed Januzit dhe se përgjegjësinë e ka marrë Komisioni për Vlerësimin e Gjyqtarëve.

Te Gjilani pretendojnë se ankesa e Dukagjinit është bërë jashta afateve ligjore, pasi që Januzi ka pauzuar një ndeshje dhe është inkuadruar në ndeshjen e radhës.

Komisioni i Apelit pretendohet se nuk ka pranuar asnjë rekomandim dhe nuk ka mbajtur as një mbledhje për ta falur Januzin për një ndeshje, pasi që i njëjti futbollist kishte puazuar në ndeshjen e xhiros së 11-të ndaj Drenicës, teksa ishte ndëshkuar në xhiron e dhjetë ndaj Ballkanit pas rekomandimit të sistemit VAR.

Orët në vijim priten të jenë tejet interesante, ndërkohë që te Gjilani janë të bindur që do ta fitojnë ndeshjen me rezultat zyrtar (0-3) dhe do ta dërgojnë deri në fund këtë çështje.

Sfida në fushë ka përfunduar me shifrat 1:1.

Po ashtu, Gjilani është ankuar edhe në disa gjyqtarë për të cilët ka kërkuar pezullimin e tyre, teksa kanë paraqitur edhe video filmike të cilat pretendojnë se tashmë janë edhe në dorën e Komisionit të Gjyqtarëve.

Related posts

Mickovski në takim me Varhejin: Bisedime me BE-në menjëherë dhe pa kushtëzime plotësuese

Xh M

Dita botërore e ngritjes së vetëdijes për rritjen te fëmijët

Z.H

Durmishi nga Poroj: Oponentët tanë nuk kanë frikë nga ne por nga zgjimi i qytetarëve për t’i dënuar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More