Agjencia Zhurnal.mk.

Gjilani i drejtohet Komitetit Ekzekutiv, gati lëndën edhe për CAS

Gjilani nuk heq dorë nga pikët e ndeshjes ndaj Dukagjinit.

Klubi gjilanas kishte dërguar kohë më parë ankesë zyrtare te Komisioni i Apelit (Shkallës së Dytë), mirëpo edhe pas afatit 8 ditor që kur është dashur të merret një vendim, nuk ka patur asnjë përgjigje.

Siç mëson Gazeta ‘Enigma’ tashmë klubi gjilanas i është drejtuar Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, teksa ka kërkuar që ta trajtojnë ankesën.

Gjilani po kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e 12-të të BKT Superligës të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3, pasi që futbollisti Ahmed Januzi nuk ka patur të drejtë lojë, duke qenë i suspenduar me dy ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq në xhiron e dhjetë ndaj Ballkanit.

Nëse nuk përgjigjet as Komiteti Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, gjilanasit po bëhen gati që ta dërgojnë lëndën edhe në CAS, Dhomën e Arbitrazhit Sportiv në FIFA.

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit pati përfunduar 1-1.

Related posts

Pritet stabilizim i situatës epidemiologjike, propozohet heqja e dy masave

Z.H

Qeveria nesër merr vendim për zbutje të disa prej masave

Xh M

‘Shvercerat’ paralajmërojnë ardhje masive në Prishtinë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More