Agjencia Zhurnal.mk.

Gjilani – Drita, ja në cilin stadium zhvillohet derbi i qytetit

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj ndeshjet e xhiros së 15-të do të zhvillohet në mesjavë.

Në kuadër të kësaj jave spikat derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita, i cili do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Derbi lokal do luhet ditën e mërkurë, ndërsa për shkak të punimeve në stadium në fillim ishte e paqartë nëse ajo do të zhvillohet në Gjilan apo diku tjetër.

Zyrtarë të SC Gjilani, e cila ë nikoqire e takimit, kanë konfirmuar se takimi do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, përkundër rrjedhës së punimeve që janë në proces.

Mësohet gjithashtu se derbi do të zhvillohet në harmoni me masat e institucioneve relevante për menaxhimin e pandemisë dhe mundësive që lejojnë kushtet infrastrukturore për publikun brenda stadiumit.

Related posts

Arjanit Hoxha: Tetovën e fiton Lëvizja Besa

Redaksia

ASH thirrje MPB-së të ndalojë dhe të hetojë dhunën e “Tigrave” ndaj të rinjve shqiptarë

Z.H

VMRO kërkon anulimin e vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në Shkup

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More