Agjencia Zhurnal.mk.

Gjilani do të përballet me skuadrën e njohur turke në ndeshje miqësore

Skuadra e Gjilanit po punon fuqishëm para fillimit të sezonit pranveror.

SC Gjilani ka përfunduar një fazë përgatitore në Shqipëri, më saktësisht në Durrës – ku lojtarët, Ismet Munishi dhe i gjithë stafi i tij ishin prezent për 1 javë.

Megjithatë, kampionët e dimrit do të kryejnë edhe një fazë tjetër përgatitore në Antalia të Turqisë. SC Gjilani do të niset nesër në mbrëmje në Turqi, ku do të qëndrojë për 12 ditë.

Zyrtarët e klubit të Gjilanit kanë konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se atje do të zhvillojnë katër ndeshje miqësore.

Një prej ndeshjeve më interesante është ajo ndaj ekipit të madh turk, Gaziantep.

Ndeshja e parë miqësore do të jetë me 21 janar, ku ekipi i Ismet Munishit do të përballet me ekipin zviceran, Yverdom. Dy ditë më vonë, SC Gjilani do të përballet me ekipin rus FC Chayka.

Ndeshja e tretë miqësore e “Skifterave” në Antalia do të jetë ndaj ekipit nga Kazakistani, Shakhter Karagandy me 25 janar.

‘Qërshia mbi tortë’ për lojtarët e Gjilanit do të jetë ballafaqimi i fundit, ku ata do të përballen me ekipin e njohur, që garon në Superligën e Turqisë, Gaziantep.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me 29 janar.

Related posts

“Tani është koha t’i jepet prioritet paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”

Z.H

“ColoRRun”, një ngjarje unike që synon të bëjë bashkë shëndetin, lumturinë dhe individualitetin

Xh M

Gjykata e Apelit Shkup solli aktvendim mbi ankimimet për rastin “Transportuesi”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More