Agjencia Zhurnal.mk.

Gjilani akomodohet në Durrës, Halili: Faza përgatitore po shkon shumë mirë – tifozët kishin rol të veçantë në ngritjen time

Padyshim se pritjet nga kuqebardhët janë të mëdha pasi e mbyllën stinorin vjeshtor në vendin e parë, dhe tashmë kërkohet përgatitje edhe më e lartë për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan Gazeta Olle.

Njëri nga futbollistët e dalluar të Gjilanit në këtë edicion padyshim se është mbrojtësi, Armend Halili.

Majtaku ka qenë fantastik në paraqitjet e tij, ku përveç angazhimit në mbrojtje, ka qenë mjaft aktiv edhe në fazën e sulmit, duke shënuar një gol dhe duhe dhuruar dy asistime.

Në një prononcim për Gazeta Olle, Halili ka folur për ecurinë e fazës përgatitore të skuadrës së tij, duke theksuar se atmosfera në klub është shumë e mirë. Ai në emër të ekipit ka një premtim edhe për tifozët e tyre, “Skifterat”.

“Faza pergatitore po shkon shumë mirë, sot jemi akomoduar në Durrës ku do të qëndrojmë gjashtë ditë, pastaj do shkojme në Antalya ku do të kalojmë një fazë përgatitore prej 12 ditësh. Përgatitjet po ecin shumë mirë, çdo ditë e shohim më mirë veten edhe kushtet janë shumë të mira. Atmosfera në klub është shumë e mirë pasi që jemi në vend të parë dhe duhet ta mbrojmë deri ne fund – kjo na motivon edhe më shumë. Të gjithë futbollistët premtojmë maksimumin dhe ta gezojmë qytetin e Gjilanit e posqërisht “Skifterat” me titullin kampion”, tha fillimisht Halili.

24-vjeçari po kalon po kalon sezonin më të mirë në karrierë, por shprehet se kjo nuk e shton aspak presionin tek ai, përkundrazi shton vetëm motivin. Ai thekson se tifozët kanë pasur rol të veçantë në ngritjen e tij gjatë këtij sezoni.

“Unë edhe vitet e tjera kam pasur minutazh dhe formë stabile, por në këtë sezon së bashku me klubin kemi pasur ngritje të formës. Kjo nuk e shton presionin, perkundrazi e shton motivin dhe obligimin ndaj punës e cila është garantuesi i vetem i suksesit. Gjithsesi që duhet të cekur se pjesë të veçantë në ngritjen time ka perkrahja e vazhdueshme nga tifozet të cilët na japin një forcë që nuk gjendet vetem tek perkahja që vjen nga Skifterat”, përfundoi Halili për Olle.

/Gazeta Olle/

 

 

Related posts

Stimulim financiar për mjekët amë nëse mbi 70 për qind e pacientëve të tyre vaksinohen

D V

Privatizimi i postave, shkak që Zekiri dyshohet nga Prokuroria Publike?

Z.H

Mehmedoviq: Masat janë të vonuara, ky është vaksinim “i detyruar”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More