Agjencia Zhurnal.mk.

Gjiknuri për vetingune politikanëve: Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për pastërtinë e figurës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri komentoi sot propozimin e PD për ndryshimet në Kushtetutë.

 

Sa i takon Vettingut të politikanëve, Gjiknuri u shpreh se Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për pastërtinë e figurës.

“Unë e dhashë përgjigjen time pak më parë. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të bërë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ne kemi ILDKPI për deklarimin e pasurisë, është ligji i dekriminalizimit si dhe është dhe vota e qytetarëve në fund”, tha Gjiknuri.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, ku dhe ai është bashkëkryetari i propozuar nga socialistët, Gjiknuri theksoi se PS pret të vijë opozita dhe së bashku të caktohen sa më parë grupet e punës.

“Unë në fakt pres të vijë opozita dhe të caktojnë dhe njerëzit e tyre për Reformën Zgjedhore. Ka një eksperiencë si nis Reforma Zgjedhore, ajo nis nga rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne i kemi tashmë rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe le të fillojmë nga puna”, vijoi Gjiknuri./tch

Related posts

E drejta e Policisë për të përgjuar! Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika

N E

Makina inteligjente kap mat 219 shoferë: Ja shpejtësia marramendëse me të cilën ecnin

D V

Fondi i Ballkanit hap thirrjet për grante që nxisin bashkëpunimin në rajon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More