Agjencia Zhurnal.mk.

Gjiknuri me kandidatët e “Deputeti që duam”: Të hapur për kontribute

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me kandidatët e platformës “Deputeti që duam”.
Gjiknuri vuri në dukje se një pjesë e mirë e tyre zgjodhën të angazhoheshin drejtpërdrejt në fushatën zgjedhore të 25 Prillit, duke dhënë kontributin e tyre të çmuar në fitoren e mandatit të tretë.
“Eksperienca e fituar në fushatë duhet të vijojë të shtrihet më tej, tashmë duke u përfshirë në strukturat e Partisë Socialiste, në zonat ku ata jetojnë dhe punojnë. Eksperienca, sakrifica dhe kontributi janë thelbësore për një forcë politike ndaj ky është një shans i mirë për të gjithë, për t’u angazhuar në Partinë Socialiste”, tha Gjiknuri.
Ai garantoi mbështetjen për gjithsecilin që kërkon të japë kontribut, aty ku mendon se mund të japë maksimumin.
“Familja jonë politike është e hapur për këdo që dëshiron të japë kontributin e tij nisur nga vullneti i lirë”, tha ai.

 

Related posts

Kryeministri shpall të enjten qeverinë e re/ Kush ikën e kush vjen nga kupola e PD?

Redaksia

Bino: Përveç Covid dhe grip, mund të bëhen të 2 vaksinat

D V

E pazakontë në Shëngjin, rusi i vjedh targat qytetarit nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More