Agjencia Zhurnal.mk.

Gjiknuri: Jemi gati të fitojmë zgjedhjet e pjesshme vendore! Brenda 45 ditësh presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e partisë në selinë rozë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes duke thënë se PS është gati që sot të hyjë në garë për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale.

 

“Ne gati jemi dhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti i dekreton ato pas vendimit të Kushtetuese. Kjo është një çështje që pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mendoj që ajo nuk ka pse ta vonojë vendimin. Brenda 45 ditëve ai duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi gati. Qëllimi është pse ky fokus tek partia. PS ka fituar zgjedhje dhe konkurron për të fituar. Partia është fokusi kryesor dhe ajo konkurron në zgjedhje në çdo kohë”, – tha Gjiknuri.

Sa i përket ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, thotë se është gati të ulet në tryezë me PD pasi PS i ka gati propozimet.

“Komisioni i reformës zgjedhore ka qenë mbi partisan, pas marrjes së kërkesës së PD do të ngremë në parlament këtë komision. Ka një nevojë për bashkëpunim. PD dhe PS duhet të jenë pjesë e këtij komisioni. Ne kemi propozimet tona bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne e bëmë me PD kur nuk ishin pjesë e parlamentit” – tha Gjiknuri.

Related posts

‘Harem dhe kukullat e krimit’/ Debate në Kuvend, Balluku: Jemi nëna e gra, askush nuk foli kur u ofenduam

D V

Gazment Bardhi i vendosur: Mezi pres të përballem në gjyq me Damian Gjiknurin

Z H

Bëhet kryelajm në mediat serbe deklarata e Ramës, se do të votonte haptas për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More