Agjencia Zhurnal.mk.

Gjiganti amerikan Walmart në hall të madh, tërheq nga tregu lodrën që këndon për kokainë dhe përdor fjalë vulgare

Zinxhiri i dyqaneve Walmart në SHBA, ka tërhequr nga tregu online lodrën në formë kaktusi që këndon e vallëzon, pasi u konstatua se këngët janë plotë sharje dhe flet për drogë.

 

“Kjo lodër ka shumë të shara dhe flet për përdorimin e kokainës”, ka thënë për CTV News Toronto, Ania Tanner, kanadezja me prejardhje polake dhe gjyshe e një 15-vjeçari, transmeton Telegrafi.

Kjo grua bleu kaktusin “vallëzues” në ueb-faqen e Walmart, që këndon këngë në gjuhën angleze, spanjolle dhe polake.

Tanner shtoi se mbeti e shokuar kur dëgjoi këngën duke kënduar në gjuhën e saj amtare (polake), ku fliste për konsumimin e kokainës, keqpërdorimin e drogës, vetëvrasjen, depresionin, e gjatë tërë kohës përdorë fjalë vulgare.

Këngën e ka shkruar reperi polak Cypis, i cili planifikon të padisë prodhuesin e lodrës pasi përdori këngën e tij pa leje.

Walmtart menjëherë reagoi, duke larguar nga ueb-faqja lodrën e shumëpërfolur. Megjithatë, kaktusi akoma shitet në një sërë dyqanesh online në mbarë botën.

Related posts

Franca ndërroi ngjyrën e flamurit, por atë nuk e kishte vërejtur askush deri më tani

D V

Zgjidhni një rreth dhe zbuloni se sa optimist jeni

D V

SpaceX, përveç tjerash, dërgon edhe avokado e akullore në hapësirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More