Agjencia Zhurnal.mk.

Gjevgjelia dhe Demir Kapia sot regjistruan 43 gradë celsius, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

Shkup, 30 korrik – Në Gjevgjeli dhe Demir kapi janë regjistruar 43 gradë celsius. Siç njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në Shkup, Strumicë dhe Shtip temperatura ka qenë 41 gradë celsius, ndërsa në Tetovë dhe Manastir 39 gradë. Në Ohër dhe Prespë 34 gradë celsius, ndërsa më freskët ka qenë në Mavrovë dhe Krushevë me 30 dhe 31 gradë celsius.

Nga DHP theksojnë se do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe i nxehtë me temperatura më të larta se mesatarja për këtë periudhë të vitit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 42 ose 43 gradë celsius, ndërsa në vend gjithkund do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta.

Nesër temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 42 gradë celsius.

Në Shkup pritet nxehtë me erë në drejtim veriperëndimor, ku temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 41 gradë celsius

Related posts

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

Xh M

Stirk: Zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe demokratike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky