Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania mbështet qasjen e koordinuar të BE-së për kostot e energjisë

Qeveria gjermane do të kërkojë marrëveshje me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian për mënyrën e përballjes me rritjen e mprehtë të çmimeve të energjisë, tha sot zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz në Berlin.

 

“Është e rëndësishme të koordinohet kjo në mbarë Evropën dhe brenda rregullave aktuale për tregun e brendshëm të BE-së”, shtoi Fietz.

“Çështja do të diskutohet në samitin e ardhshëm të BE-së në Bruksel të enjten dhe të premten, javën e ardhshme”, njoftoi ajo.

Kancelarja Angela Merkel ndau shqetësimet e përhapura për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, gazit dhe karburantit të automjeteve.

“Energjia e përballueshme është një çështje themelore për qeverinë”, tha ajo, duke treguar masat tashmë të marra për të lehtësuar efektet e rritjes së çmimeve.

Related posts

Gjermania liron masat kufizuese për udhëtimet

N E

Kina dhe Franca mbështesin multilateralizmin

Z H

Trump hap rrjetin e tij social

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More