Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania mbështet “Ballkanin e Hapur”, zyrtari i lartë: BE të nisë sa më shpejtë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkup, 12 shtator – Miguel Bergerm Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane vlerëson bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Bergerm thotë për Deutsche Welle se krahas kësaj nisme vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’ju përmbahen zotimeve që kanë marrë në Procesin e Berlinit për të krijuar Tregun e Përbashkët Rajonal.
Në parim, natyrisht, çdo bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor është për t’u përshëndetur. Por, nga ana tjetër, është e rëndësishme që bashkëpunimi rajonal të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë kam parasysh si zhvillimin e ideve dhe nismave të reja, ashtu edhe zbatimin e tyre.

 

Kjo është një qasje, për të cilën janë zotuar pjesëmarrësit në “Procesin e Berlinit” dhe të cilën e promovon edhe BE -ja. Për ne është vendimtare që në samitin e fundit të Procesit të Berlinit, më 5 korrik, krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të kancelares Merkel, riafirmuan përpjekjet e tyre për të jetësuar Tregun e Përbashkët Rajonal”.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, thotë se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ndihen të zhgënjyera nga BE lidhur me hapjen e negociatave teksa thekson se blloku europian duhet të nis sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ka njëfarë zhgënjimi, por gjatë udhëtimit tim në rajon përjetova edhe një afri dhe një interes të madh për BE-në. Por BE-ja, duhet ta bëjmë të qartë se e marrim seriozisht rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kjo është arsyeja se përse është kaq e rëndësishme që negociatat e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Për sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Bergerm shprehet se të dy vendet duhet të ulen në bisedime dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe pse mund të nevojiten kompromise të dhimbshme. /Klannews/

Related posts

Masakër ekologjike në Dibër, banorët fajësojnë komunën (Foto)

I Z

Grupi për Bashkëpunim Ndërparlamentar i Lituanisë me vendet e BP për vizitë në Shkup

N E

Nikollovski: “Ballkani i Hapur” ka disa pikëpyetje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More