Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania liron masat kufizuese për udhëtimet

Qeveria federale ka vendosur të pezullojë një pjesë të madhe të kufizimeve, të vendosura më parë ndaj Portugalisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe Rusisë, Indisë dhe Nepalit, për shkak të përhapjes në këto vende të varianteve veçanërisht ngjitëse të virusit korona.

 

Instituti Robert Koch njoftoi se këto vende do të hiqen nga lisa e vendeve të variantit të rrezikshëm të virusit dhe do të futen në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, prej ditës së mërkurë. Kjo do të thotë se të gjithë udhëtarët nga këto vende prapë mund të futen në Gjermani.

Personat e vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga Covid-19, nuk janë të detyruar të futen në karantinë, ndërsa personat e tjerë duhet të futen në karantinë, por mund ta shkurtojnë ate.

Kush ishte më gjatë në listë

India ishte klasifikuar si një zonë e variantit të virusit në fund të prillit, Nepali dhe Britania e Madhe u futën në këtë listë në maj, ndërsa vendi anëtar i Bashkimit Evropian, Portugalia si dhe Rusia, u futën në këtë listë në qershor.

Për vendet në këtë listë, që konsiderohet edhe si kategoria më e lartë e rrezikut nga virusi korona, ka kufizime drastike për hyrje në Gjermani.

Related posts

Shtetet e Bashkuara dhe Britania, paralajmërim për fushatën brutale kibernetike të Rusisë

N E

Ata që janë vaksinuar me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë!

D V

Një grua u vra dhe 10 të tjerë u plagosën në shtatë incidente të ndryshme në New York

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More