Gjermania ia dorëzoi Kinës dërgesën e parë të vaksinave kundër Kovid-19 të kompanisë “Biontek”, tha zëdhënësi i Qeverisë gjermane. Kjo është vaksina e parë kundër Kovid-19 në Kinë, e siguruar nga një vend tjetër. Nuk ka informacion se kur dërgesa do të arrijë në Kinë, as numrin e vaksinave.
Vaksinat u dërguan pasi Kina u pajtua që të lejojë qytetarët gjermanë në vend të imunizohen me vaksinën “Biontek”. Leja u dha si rezultat i një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar gjatë një vizite në Pekin të kancelarit gjerman Olaf Sholc, i cili gjithashtu këmbënguli që vaksina të jetë e disponueshme falas për qytetarët kinezë.
Pekini deri tani ka insistuar të përdorë vetëm vaksina të prodhuara në vend, që nuk bazohen në teknologjinë perëndimore të mRNA, por të prodhuara me metoda më tradicionale.