Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania e para për nga numri i azilkërkuesve në BE

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Gjermani ka pasur më së shumti kërkesa për azil politik. Kjo shihet qartë nga shifrat e Komisionit të BE-së për gjysmën e parë të vitit.

 

Me 47.231 kërkesa të reja për azil në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas shifrave aktuale, Gjermania është në vendin e parë në Bashkimin Evropian për nga numri i kërkesave për azil. Pasojnë Franca (me 32.212 kërkesa), Spanja (25.823) dhe Italia (20.620). Në fund të listës janë Letonia (58), Estonia (30) dhe Hungaria me vetëm 19 kërkesa për azil deri në fund të qershorit të vitit 2021. Këto të dhëna i ka publikuar gazeta “Welt am Sonntag”, duke cituar burime të besueshme, që kanë pasur në dorë raportin e fundit: “Raporti i Situatës: Migrimi dhe Situata e Refugjatëve”, të hartuar nga Komisioni i BE-së për situatën aktuale të migrimit në Evropë. Raporti i referohet shifrave të publikuara më parë nga autoriteti i azilit i BE-së EASO (Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit).

Sirianët dhe afganët me numrin më të madh të kërkesave

Sipas këtij Raporti, 36 përqind e aplikantëve për azil në Gjermani janë sirianë, të ndjekur nga afganët (18 përqind) dhe irakianët (6,6 përqind). Numri i përgjithshëm i personave që kanë kërkuar azil në gjashtë muajt e parë të këtij viti në BE, Zvicër dhe Norvegji është 194.808. Sipas këtij burimi, kjo kryesisht korrespondon me periudhën përkatëse të vitit të kaluar. Shifrat e këtij gjashtëmujorijanë më të ulëta se në vitet e mëparshme, si rezultat i pandemisë Corona.

Austria renditet në vendin e gjashtë me 9.651 kërkesa për azil në gjysmën e parë të vitit 2021, thuhet në këtë dokument. Sipas raportit, 31 përqind e aplikantëve në këtë vend fqinj të Gjermanisë kanë ardhur nga Siria, 24 përqind nga Afganistani dhe 7,7 përqind nga Maroku. Në dallim prej disa viteve të fundit, shqiptarët dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk luajnë ndonjë rol tepër të rëndësishëm në statistikat e publikuara deri tani.

Related posts

Sllovenia fillon të përdorë tretmanin me antitrupa për pacientët me COVID-19

D V

Iraku raporton për kapjen e një figure të lartë të IS-it

D V

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More