Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermanët prodhojnë një veturë të vogël elektrike për 14 mijë euro

Veturat moderne mund të bëhen gjithnjë e më të mëdha, por ky trend nuk vlen kudo. Një shembull i përsosur i kësaj është Ari Motors 902, një veturë e vogël elektrike për Evropën që është menduar për transportin e dy personave.

Me gjatësi 2,95 m, gjerësi 1,5 m dhe lartësi 1,5 m, Ari 902 është pak më i madh se Smart ForTwo.

Sidoqoftë, me 766 litra hapësirë ngarkese, ai mund të transportojë dukshëm më shumë gjëra sesa mikrovetura e lartpërmendur.

Sa i përket specifikimeve të motorit, Ari 902 ka vetëm 20 kuaj/fuqi (15 kW) dhe ofron një shpejtësi maksimale prej 90 km/h.

Ai mund të udhëtojë 110-200 km me një karikim të vetëm, që, në nivel, është në fakt më shumë se Mazda MX-30 elektrike shumë më e madhe.

Çmimi fillon nga 13.990 euro për modelin bazë Pure.

Related posts

Cilat vetura janë më të lira për t’u mirëmbajtur për shoferët amerikanë?

D V

Mansory modifikon Rolls-Roce Spectre

D V

Mini Aceman i ri: Zbulohen detaje të “SUV-it të vogël” elektrik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky