Agjencia Zhurnal.mk.

Gjeniu 17-vjeçar nga Tetova që ndërton makineri me pjesë të vjetra

Tetovë, 16 Shtator – Një 17-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka mahnitur me krijimet e tij unike të ndërtuara nga pjesë të vjetra që konkurrojnë denjësisht me makineri industriale tepër të kushtueshme.

 

“Kjo është një makinë për saldimin e metaleve…Ja nëse këtu i vendosim metalet. E ndezim. Dhe kjo i saldon dy shufra të metalit, ose përdoret si pike ngjitëse për metal”, tregon 17-vjeçari Artin Dauti.

Kjo është makina e parë që Artin Dauti nga fshati Xhepçisht i Tetovës e ka ndërtuar në moshën 14-vjeçare. Krijimin e tij të parë e ka bërë me shpenzime minimale.

“Fillimisht na u desh tek puna një makinë për lakimin e hekurit dhe ajo ishte shumë e shtrenjtë për ta blerë, dhe mua më lindi ideja që ta ndërtoj vetë. Nuk ishte diçka shumë e mundimshme por kisha qejf vetë, dhe disa prej pjesëve i kisha dhe disa i ndërtuam”, thotë adoleshenti.

Artini është ndër të parët që ka bërë edhe makinë manuale CNC në Maqedoninë e Veriut , e njohur ndryshe si printer 3D.

“Këtë e kam ndërtuar para dy viteve. Është një mini CNC makinë manuale. Ja, mund ta shohim. Bën vija, vizatime. E kam ndërtuar edhe një më të madhe, e cila është kompjuterike, por është ende duke u përsosur”, thotë Artini.

Artini ka menduar edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

“Ky është një gjenerator i  vogël për prodhimin e rrymës, dhe ja teksa e rrotullojmë prodhojmë rrymë elektrike”, thotë ai.

Një ndër inovacionet e tij është edhe kjo makinë që dedekton nivelin e ujit.

Mbështetja financiare është ajo që i mungon, pasi dhuntia që ai zotëron i jep besim se mund të arrijë të ndërtojë makineri më të mëdha.

“Prej autoriteteve nuk kemi pasur ndihmë. Edhe në shkollë fillore me profesorin e fizikës jemi marrë më shumë me projekte por nuk kem pasur shumë përkrahje. Më shumë mblidhnim gjëra të vjetra, i nxirrnin pajisjet dhe ndërtonim diçka”, thotë 17-vjeçari.

Artin Dauti deri më tani ka ndërtuar makineri të mëdha që kushtojnë mijëra euro si kjo për përzierjen e miellit deri në 100 kilogram dhe për mprehjen e thikave të makinave për bluarjen e plastikës që kapin vlera tejet të mëdha në treg. Dëshira e tij e së ardhmes është që të bëhet një elektro-inxhinier që ndërton gjëra unike.

Related posts

MSHIA: Buxheti për vitin e ardhhsëmn përfshin projekte të dedikuara për qytetarët

D V

MPJ bullgare habitet PSE gjith ky reagim për shoqatën kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir

Z.H

Seanca të Komisionit kuvendor për çështje evropiane

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More