Shkup, 7 mars – Kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili është për vizitë në SHBA, ishte dekoruar me mirënjohjen më të lartë ushtarake nga ana e institucionit arsimor ushtarak në Fort Levenvort në Kanzas.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, gjenerali Gjurçinovski me këtë dekoratë të lartë është prezantuar në “Shtëpinë e të famshëmve”. Mirënjohje e tillë çdo vit u ndahet dy personaliteteve të rëndësishme me arritje të cilët kanë kontribut të rëndësishëm për historinë, trashëgiminë dhe traditat në Armatë, ndërsa të cilët janë arsimuar në këtë institucion të lartë ushtarak.
Gjenerali Gjurçinovski ka theksuar se ky akt e konfirmon vlerën e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Ka potencuar se vizita e këtij institucioni ka vlerë të veçantë për shumë liderë ushtarak të tanishëm dhe të ardhshëm, duke kujtuar përvojën e tij të fituar gjatë shkollimit në Fort Levenvort.