Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendje e mjerueshme në Konviktin studentor

Shkup, 17 Nëntor – Dita ndërkombëtare e Studentëve pjesën më të madhe të konvikteve në Maqedoninë e Veriut i gjen në kushte të mjerueshme. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje brenda konviktit studentor Stiv Naumov, ku tualetet duken jashtëzakonisht të papastra dhe të pa rregulluara.

 

Aktivisti Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim theksoi se ka informacione që për shkak të papastërtisë brenda këtyre konvikteve, ka studentë që janë infektuar.

“Ne kemi hasur në informata që ka kolegë tanë, studentë, të cilët kanë marrë sëmundje infektive për shkak të kushteve të këqija dhe kushteve të dobëta sanitare në këto konvikte studentore..”, tha Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.

Pikërisht për këtë, sot me iniciativë të Klubit të Deputetëve të Rinj u mblodhën në një sallë studentë, deputetë dhe ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, i cili tha se kjo ministri veçse ka fituar projekt prej 20 milion eurove për rikonstruimin e të gjitha konvikteve studentore, ky projekt pritet të fillojë në janar.

Përsëri do e përsëris, pres që në janar të fillojë faza e parë e këtij projekti. Është paraparë renovimi i disa konvikteve studentore, gjithashtu me këtë plan aksionar parashihet që të renovohen të gjitha konviktet studentore në shtetin tonë, u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Rikonstruimi pritet të fillojë pikërisht me konviktin Stiv Naumov. Për informacionet e plasuara se në atë konvikt ka studentë të helmuar për shkak të kushteve të këqija, Shaqiri tha se për këtë është përgjegjës drejtori dhe se do të kërkojë informata nga ai.

Përkundër deklarimeve të tilla, buxheti për rekonstruimin dhe ndërtimin e Konvikteve Studentore është ulur ndjeshëm nga viti i kaluar. Sipas propozim-buxhetit për vitin 2023, gjithsej 17,280,000 denarë janë ndarë këtë vit për këtë qëllim, vitin e kaluar ishin ndarë 25.000.000 denarë. Një ndër kërkesat e studentëve është pikërisht edhe përmirësimi i kushteve në konviktet studentore.

Related posts

Ambasada e Suedisë me konkurs për pozitën “Ambasadore e ditës”

D V

Zaev: BE duhet ta respektojë fjalën e dhënë

D V

VMRO: Shkaku i mos investimeve të LSDM-së, sot shumë fëmijë ende presin për pranim nëpër çerdhe

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More