Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendja epidemiologjike me Kovid-19 në rajonin e Dibrës stabile

Dibër, 3 nëntor– Gjendja epidemiologjike në komunën e Dibrës dhe Qendër Zhupë mund të vlerësohet si stabile, që e konfirmojnë edhe të dhënat se dy rastet e fundit tek të cilët është konfirmuar virusi I rrezikshëm janë të regjistruara më 19 tetor, deklaroi për MIA-n, Baki Alili, drejtor i spitalit të Dibrës me veprimtari të zgjeruar.

 

“Në pesë ditët e fundit nuk ka persona të cilët janë paraqitur në Kovid qendrën me simtoma karakteristike në këtë virus. Në qendër gjithashtu nga 19 tetori, kur lëshuam tre pacientë, nuk kemi persona të hospitalizuar, shtoi Alili. Muajin e kaluar në dy komuna, të cilat me mbrojtje shëndetësore I mbulon ky institucion shëndetësor, janë regjistruar vetëm katër të infektuar të rinj në listën e pacientëve të shëruar janl future 67, ndërsa tre të vdekur, si pasojë e komplikimeve të infeksionit nga kovid”.

Në gusht dhe shtator janë regjistruar 357 gjegjësisht 112 të infektuar të rinj, janë shëruar 143 gjegjësisht 220, ndërsa kanë vdekur 16 në muajin gusht dhe 11 në shtator.

Nga fillimi i pandemisë, kur ky rajon ishte vatra e parë e sëmundjes, derisa, numri i përgjithshëm I të infektuarve është 1.453 ndërsa betejën me virusin e rrezikshëm e kanë humbur rreth tetëdhjetë persona.

Related posts

Kurti shprehi ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në Tetovë

D V

Qeveria e Maqedonisë: Është hequr akciza për dizelin, e mbrojmë standardin e qytetarëve

Z H

Komisioni për mbrojtje dhe siguri i ka mbështetur ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More