Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendja e rrugëve

Shkup, 16 maj – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet

D V

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky