Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendja e krizës do të vazhdohet edhe për gjashtë muaj?

Shkup, 1 dhjetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 123-të, e cila u mbajt përmes lidhjes me nternet, e miratoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për furnizim me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike.

Me këtë Propozim-vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratohet afati për vazhdimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, gjegjësisht deri me 9 qershor të vitit 2022.
“Propozimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës ka për qëllim të sigurojë vazhdimësi për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të gjendjes në furnizim me energji elektrike”, citohet në kumtesën e Sektorit qeveritar për marrëdhënie me opinionin.

Related posts

Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ngelet në fuqi ndalesa për automjete transportuese në aksin Tetovë – Kodra e Diellit

D V

Samit i parë kombëtar të shkollave të mesme më 1 tetor

Z.H

Batatina pas barazimit me Malishevën: Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, e kemi merituar fitoren

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More