Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Tetovë, 2 Tetor – Para pak minutave është gjetur në ujërat e lumit Vardar trupi i pa jetë i Erdon Ramadanit nga Kumanova i cili u aksidentua më 27 shtator në afërsi të fshatit Zhelinë.

 

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se trupi i tij është gjetur në afërsi të kazermës, përkatësisht 1km nga vendi ku u aksidentua.

Kryetari i Komunës së Zhelinës përmes rrjeteve sociale publikoi se sot në mëngjes në lumin Vardar është gjetur trupi i Erdon Ramadanit, djaloshit 22-vjeçar i cili më 27 shtator doli nga rruga në aksin Tetovë – Shkup. Erdoni me automjetin golf foslfagen doli nga korsia në autostradën tek ura që kalon mbi lumin Vardar në afërsi të Zhelinës.

“Gjendet kumanovari i ri, në lumin Vardar. I falënderojmë të gjitha ekipet e shpëtimit që kontribuuan gjatë gjithë këtyre ditëve. Ngushëllime të thellë familjes”, porositi përmes rrjeteve sociale, Blerim Sejdiu, kryetari i Komunës së Zhelinës.

Nga policia e Tetovës konfirmuan se është gjetur një trup në lumin Vardar, por akoma nuk është bërë identifikimi zyrtar. Policët e SPB Tetovë e kanë gjetur trupin.

“Në orën 10:40 është gjetur një trup i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore në afërsi të kazermës Erbinë, pranë urës së dytë prej betoni. Trupi së shpejti duhet të nxirret nga uji dhe të bëhet identifikimi zyrtar. Është thirrur mjeku i Mjekësisë ligjore dhe prokurori publik”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Gjatë ditëve të kaluara përfaqësues të më shumë institucioneve morën pjesë në kërkimin e djaloshit të ri nga Kumanova, ndërsa në kërkime u kyç[n edhe zhytës dhe qen gjurmues.

Related posts

Ankohen fermerët e qumështit në Maqedoni, bizneset po manipulojnë me çmimet e shitjes

Z.H

Prokuroria e Maqedonisë kërkon që të kyçet në procesin e identifikimit të viktimave nga aksidenti i autobusit në Bullgari

D V

Vazhdon debati për kandidatët për gjykatës kushtetues

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More