Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet një person i vdekur në Liqenin e Badocit, ishte raportuar i zhdukur dy ditë më parë

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në Liqenin e Badocit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badocit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka deklaruar se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin me inicialet G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit.

Related posts

Bastisje në Manastir, ndalohen dy persona, gjendet droga

Xh M

Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj

D V

Arrestohen katër hajdutë, me veturën e vjedhur “Yugo” kishin kryer vjedhje të rënda

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy