Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet në Tokë një meteorit nga një tjetër sistem

Një pjesë e shkencëtarëve dyshojnë se mund të jetë edhe objekt alien

Gjendet një meteorit që ka mbërritur nga një tjetër sistem diellor. Në vitin 2014 në Oqeanin Paqësor ra një trup qiellor, ose fragmente të tij, që tërhoqën vëmendjen e qeverisë amerikane për shpejtësinë anormale me të cilën ranë në Tokë.

Pasi u nxorrën pjesë nga fundi i oqeanit, shkencëtarët kanë analizuar përbërjen kimike e cila është plotësisht ndryshe me çdo meteorit të gjetur në Tokë deri më sot.

Analizat e para janë kryer nga grupi kërkimor i Universitetit Harvard, të cilët vënë theksin tek fakti se është hera e parë që kemi të bëjmë me nje objekt ndëryjor, pra përtej sistemit tonë. Ky objekt sipas tyre bënte pjesë në një sistem ku në qendër është një tjetër yll që kryen funksionin e Diellit, dhe ka përshkuar këtë hapësirë kozmike para se të afrohet në zonën tonë, për të rënë më pas në Tokë. Ka në përbërje sasi shumë të lartë uraniumi, berilio dhe lantan.

Megjithatë komuniteti shkencor është i ndarë, pasi ka edhe teori konspirative mes të cilave ajo e një objekti alien. Ndërkohe që fragmentet do t’i nënshtrohen edhe analizave të tjera nga të tjera grupe për një rikonfirmim të metejshëm për prejardhjen e tyre.

Related posts

iPhone 16, ndryshimet mbresëlënëse në kamerën e tij

Xh M

A po i jep fund Google aplikacionit Gmail?

D V

Google ndalon gjeneratorin e imazheve Gemini, Inteligjenca Artificiale krijoi fotografi të pasakta historike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy