Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet në Kinën qendrore një sistem antik i ujit

Arkeologët kinezë kanë gjetur rrënojat e një sistemi të lashtë ujor urban nga Dinastia Shang (1,600 p.e.s-1,046 p.e.s) në provincën Henan të Kinës qendrore. Besohet të jetë sistemi më i hershëm i ujit urban në dinasti, shkruan “Xinhua”.

 

Sistemi i ujit është pjesë e rrënojave Yanshi, një qytet antik i zbuluar nga arkeologët në 1983-shin. Qyteti u ndërtua në tri shtresa: qyteti i madh, qyteti i vogël dhe pallati i qytetit.

“Sistemi i brendshëm i ujit u përdor kryesisht për kullimin, dhe sistemi i jashtëm i ujit përfshiu një hendek dhe dy rrjedha lumi”, -tha Chen Guoliang, një arkeolog me Akademinë Kineze të Shkencave Sociale dhe udhëheqës i ekipit arkeologjik të rrënojave të Yanshi.

Sipas Chen, sistemet e brendshme dhe të jashtme të ujit ishin të lidhura dhe jo vetëm lehtësuan kullimin, por gjithashtu zbukuruan pallatin me një sipërfaqe uji prej afro 3000 metra katrorë.

Arkeologët gjithashtu konfirmuan se kishte të paktën dy hendeqe lindje-perëndim në qytetin e vogël, të cilat ata spekulojnë se ishin gërmuar gjatë periudhave të ndryshme. Gërmimi i rrënojave të Yanshit është ende në proces.

Related posts

Ka pushtuar rrjetet shoqërore: Shikoni sesi qeni i fshin me zell putrat para se të hyjë në shtëpi

Lea Muslija

OBSH: Deri më 1 dhjetor në Evropë mund të ketë 236 mijë vdekje të reja na Kovid-19

N E

Armët bërthamore t’i dorëzohen historisë – janë shkatërrim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More