Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet makina e djegur në një fshat të Vlorës, dyshohet se i përket autorëve që qëlluan 36-vjeçarin

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin ‘Trevllazër’ dhe dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur 36 vjeçari Diego Hanaj.

 

Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Policia e Vlorës po vijon hetimet rreth aktivitetit të plagosurit. Ndërkohë janë marrë në pyetje 8 persona banorë të lagjes ku ndodhi dhe atentati.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ditën e sotme, duken qartë shenjat e plumbave që kanë mbetur në xhamat e dyqaneve po ashtu dhe njolla gjaku në trotuar ku ka kaluar 36 vjeçari.

36 vjeçari Hanaj ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet pranë banesës së tij. Pasi ka dalë nga lokali po shkonte tek hyrja e pallatit pranë banesës së tij dhe është shtënë ndaj tij nga një makinë në lëvizje.

Diego Hanaj mori një plumb në dorë ka lëvizur për rreth 50 metra ndërkohë duke u ndjekur nga autorët dhe qëlluar me armë automatike ndaj tij, por për fat plumbat nuk e kanë prekur, veçse një plumb në momentin e parë.

Dyshohet se makina që ka qenë në ndjekje të tij dhe që është qëlluar brenda saj është tip “Audi”, për të cilën nuk ka ende asnjë shenjë të saj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, por ende nuk ka pistë hetimi.

Ndërkohë, nuk ka ende detaje për të shkuarën e 36-vjeçarit. /tch/

Related posts

SHBA ngre shtab të Forcave Operacioneve Speciale në Shqipëri

D V

Pasojat politike që vijnë pas konfliktit Basha-Berisha në PD

D V

“Të godasim korrupsionin e krimin”/ Yuri Kim te Doganat: SHBA-Shqipëri, bashkëpunim për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More