Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet kokainë në oborrin e një shtëpie në Xhepçisht të Tetovës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e sotme në Xhepçishtë të Tetovës është kapur drogë. Është arrestuar një 40-vjeçar.

 

Sot (29 mars) rreth orës 14:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria F.K. (40) nga f. Xhepçishtë-Tetovë, për arsye se në oborrin e shtëpisë së tij familjare, në të cilën me urdhër gjyqësor është kryer bastisje, janë gjetur rreth 80 gramë kokainë dhe dy peshore dixhitale. F.K. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim për ”prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, veprë penale e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related posts

Arrestohen katër persona në Kumanovë, dyshohen për vjedhje

D V

Shantazhonte brazilianen se do t’i publikonte video, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

D V

E trishtë: Covid 19 i mer jetën një vajze 15 vjeçare nga Sellca e Tetovës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More