Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë, Policia tregon dyshimet e para

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në fshatin Lladrofc të Komunës së Podujevës. Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jetë”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka thënë policia ka nisur hetim lidhur me vdekjen, por se bazuar në informacionet e para, ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.

”Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

Related posts

Lajçak: Nuk mund të ketë më barrikada

Z.H

Ramë Buja: Fatmir Limaj mund të rikthehet në PDK

Xh M

Tërnava jep mesazhin e Fitër Bajramit: Lutemi që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja dhe mirëqenia për të gjithë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More