Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet i pajetë nga bashkëshortja në rrugë 78 vjeçari në Dimal/ Zbardhet shkaku

Një 78 vjeçar me iniciale V.L është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në fshatin Poshnje të Dimalit.

 

I moshuari është gjetur nga bashkëshortja, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Ai dyshohet të ketë ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli,  në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Banka e Shqipërisë: Rritja ekonomike përtej çdo parashikimi

D V

Shqipëria miraton ligj për të nxitur bashkimin e fermerëve

D V

Shqipëri, 50 mijë pensionistë më shumë në tri vite

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More