Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet i groposur trupi i shqiptarit në një plazh të Greqisë

Trupi i një shqiptari është gjetur i groposur në një plazh të Greqisë në zonën e Kyparisia. Sipas mediave greke, trupi u konstatua ditën e hënë nga një qytetar i cili po bënte shëtitje në plazh së bashku me qenin e tij.

Policia greke thotë se viktima është një 31-vjeçar, por identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Viktima ka plagë në kokë dhe dyshohet se është vrarë në një vend tjetër dhe më pas groposur në zonën ku u gjet.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 31-vjeçari shqiptar nuk është banor i zonës.

Related posts

Varhelyi e nis vizitën në Shqipëri me institucionet e vettingut: Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve, çelësi për të ardhmen në BE

D V

5 persona të armatosur hyjnë në banesën ku ndodhej nëna me të birin dhe grabisin 8 mijë euro

Xh M

Partia Demokratike përjashton zyrtarisht 4 deputetë nga grupi parlamentar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More