Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendet 16 vjeçarja në Prizren, rezultonte e humbur që dy ditë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 16 vjeçarja e cila rezultonte e humbur që dy ditë.

 

Policia bën të ditur se 16 vjeçarja pasi kishte shkuar përfunduar shkollën nuk ishte kthyer më në shtëpi.

“Me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë, mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit”.

Related posts

“Erdha për një jetë më të mirë”/ Trokitja në derë i pret ëndrrën në mes shqiptarit

D V

Gjobiten 134 shoferë në Shkup, 45 për tejkalim të shpejtësisë

D V

Një femre i grabitet çanta në Ferizaj, arrestohet një person

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More