Agjencia Zhurnal.mk.

Gjatë janarit 6 pacientë me tre doza vaksinë kanë ndëruar jetë nga Covid

Shkup, 8 shkurt – Në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zllate Mehmedoviq, njoftoi se gjatë muajit janar, gjashtë pacientë të cilët kishin pranuar edhe dozën e tretë kundër Covid, prap se prap kanë ndëruar jetë, informon Zhurnal.

Sipas tij, të gjithë pacientët kanë patur sëmundje tjera sikurse sëmndje të zemrës, obezitet, diabet, kancer etj.

“Është bërë analizë nga ISHP për të gjithë të hospitalizuarit dhe të vdekurit nga Covid në periudhën nga 1 deri më 31 janar. Analiza tregon se në periudhën e lartëpërmendur vetëm gjashtë persona që e kanë pranuar dozën e tretë kanë përfunduar me vdekje, të gjitha rastet e vdekjeve që janë konstatuar kanë patur komorbiditete shtesë siç janë diabeti, kanceri, sëmundje kardiovaskulare dhe obezitet”, deklaroi Mehmedoviq

Memedoviq, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp theksoi se ende jemi në fazë të transmisionit të gjerë të virusit dhe është herët për heqje të certifikatës për sëmundje të kaluar ose të vaksinimit.

Ende jemi në fazë të transmisionit të gjerë të virusit dhe është herët për heqje të certifikatës për sëmundje të kaluar. Kemi numër të madh të rasteve të reja. Me heqjen e certifikatave të cilat vlejnë për kontroll të lëvizjes së qytetarëve në hapësirë të mbyllur ku është më i madh rreziku për transmision të virusit, do të bëjmë transmision shumë më të madh të virusit pa dallim të përvojës që e zbatojnë Britania e Madhe, Danimarka dhe vendet e tjera evropiane. Tek ato imuniteti i arritur përmes imunizimit apo imuniteti i përgjithshëm përmes imunizimit apo kalimit të sëmundjes është dukshëm më i madh se tek ne.

Nuk duhet të harrojmë, theksoi ai, tek ne përqindja e vaksinimit me dy doza është 40 për qind e popullatës, krahasuar me këtë, në Danimarkë ka 85 për qind të popullatës që është vaksinuar, apo në Britani të Madhe diku mbi 80 për qind e popullatës është vaksinuar.

“Nuk mundet t’i shohim gjërat individualisht, përkatësisht të themi se vendet e tjera që i kanë hequr certifikatat janë shembull i mirë dhe se atë duhet ta ndjekim. Duhet të shohim çfarë është gjendja aktuale epidemiologjike tek ato, çfarë është imuniteti që e kanë krijuar dhe nëse kjo i përgjigjet gjendjes sonë epidemiologjike, atëherë ta zbatojmë. Në këtë moment nuk ka absolutisht kurfarë logjike ta bëjmë atë sepse certifikatat për KOVID, validitetin e tyre përkatësisht peshën e tyre e marrin përmes asaj që i mbrojnë ata të cilët nuk mund t’i kenë. Nuk flasim për certifikatat e rrejshme. Flasim për certifikata që janë valide”, tha dr. Memedoviq.

Nëse keni certifikatë që është valide, sqaroi ai, kjo do të thotë se janë të vaksinuar apo keni kaluar sëmundjen, tani sipas rekomandimeve të reja që i japim edhe deri 180 ditë pas shfaqjes së testit pozitiv PCR apo pas vaksinimit.

“Do të thotë, në raport me ato certifikata që janë valide, janë certifikatat se keni ndonjë lloj imuniteti ndaj virusit. Mbrojtja është për ata njerëz të cilët nuk kanë imunitet dhe t’u ndalohet praktikisht t’u mundësohet të hyjnë në hapësira ku mund ta ekspozojnë shëndetin e tyre ndaj rrezikut apo më pas të hospitalizohen apo të kenë epilog me vdekje”, shtoi dr. Memedoviq./Zhurnal.mk

Related posts

Kush nga shtetet ballkanike ka numër më të madh të ushtarëve profesionistë?!

Xh M

Shënohet Dita ndërkombëtare e Romëve

Xh M

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy